Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Adriana Kalaja: Prokuroria e Përgjithshme do i çojë kërkesë KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim” ndaj Irena Gjokës. “Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim dhe më ka konfirmuar që sipas autoriteteve greke, Irena Gjoka është e dënuar penalisht. I janë dhënë dy ekspulse, në 2002 dhe 2003”, tha Kalaja. Avokatja ngriti edhe një shqetësim. “Ajo që ngre unë si shqetësim është që zonja Gjoka sot po hetohet nga zoti Dumani, ndërkohë nesër zoti Dumani është në gjyq me Gjokën për çështjen e Presidentit Meta. A ka integritet ajo që të dalë kundër Dumanit? Nuk del dot. Dhe i krijohet mundësia Dumanit që të shkelë ligjin”, tha Kalaja.