Gazetari: Opozita e ka vendosur në shënjestër Ballukun, investimet në rrugë janë rritur/ Kalaja: Kanë gabuar me masën “bllokim pasaporte”..

Gazetari: Opozita e ka vendosur në shënjestër Ballukun, investimet në rrugë janë rritur/ Kalaja: Kanë gabuar me masën “bllokim pasaporte”..

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Belinda Ballukun e kanë shënjestruar, por, sipas tij, investimet në rrugë janë rritur.  “Belinda Balluku, të cilën opozita e ka vënë në grykë të topit për ta shënjestruar, edhe opinioni publik, në fund fare qytetarët shqiptarë të vetmet investime që kanë parë është infrastruktura rrugore. Nuk ka investime në sektorë të tjerë”, tha Dedaj.  “Të gjithë teknikalitetin e bëjnë për të rrëzuar njerëz që e kanë gjetur të gatshëm këtë sistem. Kanabizimin e Shqipërisë e bëri Tahiri apo Rama? Ky është sistemi dhe ju pretendoni se dy individë aty do i rezistojnë këtij sistemi”, shtoi gazetari.  Kalaja: SPAK dhe GJKKO kanë gabuar me masën “bllokim pasaporte“ ndaj Belinda Ballukut  Avokatja Adriana Kalaja tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se SPAK dhe GJKKO kanë gabuar, duke kërkuar e më pas...