Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump: Afrikën e Jugut nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i G20
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës në vitin 2026, në Miami të Floridës. Në këtë mënyrë, mediat informojnë se shefi i Shtëpisë së Bardhë po intensifikon më tej sulmin e tij diplomatik ndaj vendit afrikan, pas bojkotit të Uashingtonit ndaj takimit të udhëheqësve të G20-ës në Johannesburg, në fillim të këtij muaji. “Afrika e Jugut i ka treguar botës se nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i asgjëje”, shkroi presidenti i SHBA-së në rrjetin e tij Truth Social. Ai ka përsëritur akuzat e tij për persekutimin vrasës të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.