Të paktën 36 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga zjarri në ndërtesat e Hong Kongut

Të paktën 36 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga zjarri në ndërtesat e Hong Kongut

Të paktën 36 njerëz kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë zhdukur të mërkurën pasi zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong prej tre dekadash përfshiu kullat e larta banesore të rrethuara me skelë bambuje, thanë autoritetet. Më shumë se 10 orë pasi zjarri shpërtheu në qarkun verior Tai Po, flakët dhe tymi i dendur ende po mbulojnë kullat 32-katëshe, teksa ekipet e shpëtimit po luftojnë për ta shuar zjarrin dhe banorët e tronditur po shikojnë nga afër. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, por ai u përhap nga rrjeta jeshile e ndërtimit dhe skelat prej bambuje, të cilat Qeveria kishte filluar t’i nxirrte jashtë përdorimit në mars për arsye sigurie. Duke punuar gjatë natës, për shkak të nxehtësisë së madhe zjarrfikësit u përballën me...