Atentati në Lushnjë/ Pamjet e automjetit të Julian Sulës, “BMW” kudo me shenja plumbash

Atentati në Lushnjë/ Pamjet e automjetit të Julian Sulës, “BMW” kudo me shenja plumbash

Ky është automjeti i Julian Sulës, personi i cili u vu në shënjestrën e një atentati ditën e djeshme në Lushnjë. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondenti Bledar Korreshi, në automjet duken qartë shenjat e plumbave. Makina është dërguar për ekspertizë, ndërsa atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës ende nuk janë gjetur. Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kane prekur makinën tip “Bmw” të Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë. Pas atentatit autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka...