Tronditet SHBA/ Vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë

Tronditet SHBA/ Vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së janë vrarë në Uashington këtë të mërkurë. Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u pyetur lidhur me ngjarjen. Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin. Nuk është ende e qartë nëse anëtarët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri. Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë. Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën...