Pse Shërbimi sekret amerikan mori në dorë sigurinë e SPAK? Karanxha tregon prapaskenat

Pse Shërbimi sekret amerikan mori në dorë sigurinë e SPAK? Karanxha tregon prapaskenat

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur për një emision televiziv, lidhur me trajnimin e rojeve të sigurisë së SPAK nga shërbimi sekret amerikan. Ai tha se kjo ka lidhje me faktin që prokurorët e SPAK janë të kërcënuar nga politika, krimi dhe sulmet e mediave. Karanxha thekson se kjo tregon që kemi një informacion që mund të rrezikohet jeta, por shtimi i sigurisë shmang ndonjë ngjarje kriminale apo pasojat e këtyre kërcënimeve. -Si e shihni faktin që shërbimi sekret amerikan ka trajnuar rojet e sigurisë të SPAK. Sepse Dumani ka folur këto ditë edhe në takimet e fundit në Bruksel që është kërcënuar shumë nga politika, nga krimi, nga media. Ka lidhje kjo? Karanxha: Normal që ka lidhje. Po të kemi parasysh edhe sot që diskutojmë,...