Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen 2 persona

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen 2 persona

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë në qendër të Uashingtonit, pranë zonës ku ndodhet Shtëpia e Bardhë. Sipas raportimeve të para, njëri prej tyre është qëlluar në kokë nga afër dhe ndodhet në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë “Farragut West”, rreth një milje larg Shtëpisë së Bardhë. Forcat e sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Departamenti i Policisë Metropolitane ka konfirmuar se po heton një incident me të shtëna, por nuk ka dhënë detaje të tjera mbi autorin apo motivin. Zyrtarë të qytetit, përfshirë një përfaqësuese të kryebashkiakes Muriel Bowser, thanë se situata po monitorohet nga afër. Ndërkohë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse viktimat janë pjesëtarë të Gardës Kombëtare, megjithëse raportimet e...