Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Afera Balluku/ Salianji: Standardi i dorëheqjes ka vdekur
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në emisionin “Oponencë” në News24 lidhur me pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se në raste kur një zyrtar i lartë përballet me akuza apo hetime për afera korruptive, standardi duhet të jetë dorëheqja ose shkarkimi i menjëhershëm. Salianji tha se në Shqipëri po krijohet një standard i rrezikshëm, ku qeveria nuk mban më përgjegjësi politike dhe nuk mendon për qytetarët. Ai solli në vëmendje raste të mëparshme në politikën shqiptare, duke përmendur edhe zhvillimet e 21 janarit 2011. “Kushtetuta e ka të përcaktuar parimin, që disa institucione kontrollojnë njëra tjetrën. Këtu kemi të bëjmë me një çështje që personi në fjalë Belinda Balluku, dhe më tej gjykata që jep mundësi deri në përballje finale. Atë...