Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gaz Bardhi nxori foton, avokati i Berberit: Do ndjekim hapat ligjorë! SPAK ndërhyri te celularët, ka nxjerr edhe video familjare të..
Gentjan Rumano, avokati mbrojtës i ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi pohoi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se do të ndjekin hapa ligjorë për të zbuluar nëse nga celularët e sekuestruar nga SPAK rrodhi fotoja e bërë publike nga kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi. Sipas Rumanos do të ndërmerren hapa ligjorë edhe për mënyrën si u publikua foto nga Bardhi, por çështja me shumë gjasë do të përfundojë në Prokurorinë e Posaçme. “Është shumë e rëndësishme që të kuptohet dhe të bëhet e qartë për opinionin publik që nga ana jonë do të ndiqet rruga ligjore pa diskutim. Do të diskutohet dhe vlerësohet së bashku me klientin dhe do të ndiqet rruga ligjore për të kuptuar sesi një foto (sepse nuk merrem me pjesën e zotit Bardhi...