Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA, të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Dy anëtarë të Gardës u plagosën! Reagon Trump
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën në Uashington të mërkurën, ka deklaruar Sekretarja e Sigurisë së Brendshme të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, në një postim në X, por nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm. Lajmi raportohet nga Reuters, sipas së cilës policia e Uashingtonit bëri të ditur se të mërkurën ka ndodhur një të shtënë me armë një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Sipas BBC-së, aktualisht tre persona janë të shtruar në spital. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë publike, e dënoi ashpër sulmin dhe premtoi se autori i dyshuar “do të përballet me pasojat më të rënda”. Presidenti shprehu mbështetje të plotë për Gardën Kombëtare, ushtrinë dhe forcat e rendit, duke i cilësuar si “njerëz të jashtëzakonshëm” që shërbejnë vendin me përkushtim të...