Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndarja nga jeta e këngëtarit, gazetarja jep detaje për gjendjen shëndetësore të Shpat Kasapit
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit ishte lajmi që trishtoi zemrat e të gjithëve mëngjesin e së mërkurës. Këngëtari ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve që dha bashkëshortja e tij, Selvije Jao përmes një postimi në Instagram, ata ndodheshin në Itali për të takuar mjekët logopedë për djalin. Gazetarja Xhumadije Ibrahimi, në një lidhje direkte me programin “Rudina” në Tv Klan, thotë se këngëtari nuk ka pasur probleme serioze me zemrën. “Nuk ka pasur probleme serioze Shpati, por thonë që ka pasur disa indicie që ndoshta i ka anashkaluar më parë.” Sa i përket kthimit të trupit, gazetarja shprehet se procedurat kanë filluar. “Ka pasur disa informacione se menjëherë kanë filluar procedurat dhe priten që së shpejti...