Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gënjeshtër publike/ Bisedën me një ish-koleg italian, ministrja Sala e shet si ‘takim të rëndësishëm pune’
Nga Bold News Prej shtatorit të këtij viti, mjeka Evis Sala ka nisur punën part-time si Ministre e Shëndetësisë në kabinetin “Rama 4”. Kohën e saj fizike e ndan mes Shqipërisë dhe Italisë, ku ka ushtruar prej vitesh aktivitetin profesional. Por, duket se ajo kishte lënë shumë punë të pambaruara në Itali, kur u thirr nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar dikasterin shumë të ndjeshëm dhe në kolaps të Shëndetësisë. Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, u raportua se Evis Sala u shkëput për rreth 2 javë nga Ministria e Shëndetësisë, ndoshta për të realizuar dorëzimet e punës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë “A. Gemelli”, në Romë. Ky afat, mesa duket, nuk i ka mjaftuar. Ndaj, Evis Sala “sajon” takime në Itali, të...