Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Situata sot është në nivel mizerje’, Shehi për skemën e pensioneve
Ish-kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në një studio televizive ka folur për rritjen e pensioneve. Shehi tha se Rama e ka kuptuar që kjo puna e pensioneve nuk shkon më. Më tej, Shehi u shpreh se situata nuk është më në nivel varfërie, por nivel mizerje. Sa i përket skemës së pensioneve, Shehi tha se ka një element propagande. “Rama e ka kuptuar që kjo puna e pensioneve nuk shkon më. Nuk është më nivel varfërie, sot është nivel mizerje. Gjithë skema që ka menduar ka një element propagande. Duhet një pension më dinjitoz. Se për 5 vite skema e pensioneve do 10 miliardë. Mund të përmirësohet dhe eficenca”, tha Shehi.