Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
LVV e nominon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër të Kosovës
Kosova E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 20:56 Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e ka nominuar sot kreun e partisë, Albin Kurti, si kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kurti ashtu siç pritej, mori besimin e të gjithë delegatëve të partisë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë. “Atëherë, konstatoj se me votat e të gjithë delegatëve të Lëvizjes, pra unanimisht, miratojmë propozimin që Albin Kurti të jetë kandidati ynë për kryeministër të Kosovës”, tha Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Duke folur pas nominimit, Kurti tha se “ndihem i nderuar që edhe një herë më besuat si kandidatin tuaj për kryeministër”. Ai gjithashtu i kritikoi partitë e tjera në vend për mungesën e gatishmërisë për të...