Joni Keta në krye të BKH, Adriana Kalaja: I është diskutuar emri në kafene, ka interesa politike pas tij

Joni Keta në krye të BKH, Adriana Kalaja: I është diskutuar emri në kafene, ka interesa politike pas tij

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi propozimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). “Kur përflitet një emër i caktuar, tregon se pas atij emri ka interesa politike, pazare dhe mbi të gjitha cenon besimin e publikut ndaj drejtësisë. Ne i dëgjojmë gjërat që thuhen në sallë, por më të vërteta janë gjërat që thuhen në kafenetë rreth e rrotull gjykatave. Aty diskutohej prej kohësh që në krye të BKH-së do të ishte ky emër. Rastësi është që këto emra që dalin, rezultojnë më të pikëzuarit pastaj? Unë nuk e njoh personalisht, i ka shërbyer kundërshtarëve të mi politikë, por për shkak të formimit unë besoj se ishte kandidaturë shumë...