Pezullimi i Ballukut/ Analisti: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat

Pezullimi i Ballukut/ Analisti: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të mblidhet të enjten për të shqyrtuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama, lidhur me pezullimin e kompetencave të zv.kryeministres Belinda Balluku.  Çështja ka ndezur debat publik, ndërsa analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” tha se vendimmarrja e Gjykatës prek parimet themelore të demokracisë dhe balancës së pushteteve. Sipas tij, ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv është problematike dhe se kryeministri ka bërë gjënë e duhur.  “Në ndërtimin e shtetit më e rëndësishme është vota e popullit. Futja e kompetencave të gjykatës në ekzekutiv është problematike. Këtu kemi të bëjmë me koncepte bazë të demokracisë. Vendimi i kryeministrit është i duhurit, sepse duhet një ‘check and balance’.  Unë mendoj që Kushtetuesja do e gjykojë zë më zë dhe do gjykojnë pushtetin e votës, të...