“Të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën”/Ish-ministri i Brendshëm për 21 Janarin: Pse Berisha dhe Basha s’ndalën të shtënat?

“Të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën”/Ish-ministri i Brendshëm për 21 Janarin: Pse Berisha dhe Basha s’ndalën të shtënat?

Ish ministri i brendshëm Bajram Yzeiraj analizoi për ‘Real Story’ dosjen e 21 janarit, një prej çështjeve më të rëndësishme që ka kaluar në skanerin e drejtësisë së re. Yzeiraj tha se duhet të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën, personat që kanë zbatuar urdhërin për të shtënat, të implikuarit në prishjen e serverit, mjekët dhe ata që prishën provat. Më tej, Yzeiraj shtoi se urdhëri i Ndrea Prendit ishte i paligjshëm dhe se personat të cilët u plagosën duhet të merren si tentativë për vrasje. “Në ballafaqimin në procesin me gjyqësorin, ai ndryshoi kualifikimin. Prokuroria ka shkuar në vrasje me rrethana cilësuese. SPAK ndodhet përpara dy rrugëve, me direktivën që është dhënë të pyesin personat kompetentë që maksimumi kanë shpërdoruar detyrën. Nuk duhet t’i qëndrojnë kësaj...