Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ilir Meta do të dëshmojë për 21 janarin/ Cakrani: Ka prova që gjejnë autorët e vrasjes
Avokati Kujtim Cakrani, ka zbuluar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se ish-Presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit”, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje. Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje. “21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e akuzonte Dritan Prifti me një video që doli e montuar, e sajuar e me radhë. Ilir Meta, do publiku nuk do, është njeriu që në 34...