‘Faji i familjeve’/ Kikia: Në shkollë me thika e kaçavida, kambanë alarmi

‘Faji i familjeve’/ Kikia: Në shkollë me thika e kaçavida, kambanë alarmi

Gazetari Mentor Kikia komentoi sot shqetësimin e sjelljës së adoleshentëve në ambientet e shkollave, nisur nga plagosja e sotme e një të riu në një shkollë në Durrës. I ftuar në një studio televizive, Kikia tha se bëhet fjalë për një skenar të njohur, teksa shumë adoleshentë shkojnë në shkolla me thika, kaçavida e armë. Sipas gazetarit, këto raste përbëjnë alarm, pasi edhe mësuesit janë të pafuqishëm në trajtimin e situatave të tilla. “Është i njëjti skenar me adoleshentë që grinden me komente në rrjete sociale, pastaj përfundojnë në sherre me grupe. Histori të tilla ndodhin rëndomtë në mjedisin dhe shqoërinë tonë dhe për fat të keq nuk konsiderohen për tu shndërruar në kambana alarmi. Nuk janë raste sporadike e as të shkëputura, përkundrazi janë...