Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mark Rutte: Rusia nuk ka as votë dhe as të drejtë vetoje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia “nuk ka as votë dhe as të drejtë vetoje” në procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë, duke hedhur poshtë çdo ide që parashikon përjashtimin e Kievit nga NATO. Në një intervistë për El País dhe rrjetin gjerman RND, Rutte theksoi se Traktati Themelues i Uashingtonit lejon që çdo vend i rajonit euro-atlantik të aplikojë për anëtarësim dhe se Moska nuk mund të ndikojë në këtë proces. Deklaratat e tij erdhën pas publikimit të planit 28-pikësh të SHBA për përfundimin e luftës, ku fillimisht parashikohej një klauzolë që i kërkonte NATO-s të angazhohej se “nuk do ta pranonte kurrë Ukrainën si anëtare”. Drafti është rishikuar dhe tashmë është reduktuar në 19 pika, duke zbutur...