Gjermania zbulon tankun e ri Leopard, me të forcohet krahu lindor të NATO-s

Gjermania zbulon tankun e ri Leopard, me të forcohet krahu lindor të NATO-s

Kompania evropiane e mbrojtjes KNDS ka zbuluar zyrtarisht tankun e saj të ri Leopard 2A8, i cili do të vendoset me forcat gjermane në Lituani, ndërsa kontinenti rrit praninë e tij në krahun lindor të NATO-s në kufi me Rusinë. Tanku u prezantua zyrtarisht në qytetin gjerman të Mynihut më 19 nëntor, në një ceremoni ku mori pjesë Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Dizajni është krejtësisht i ri, dhe jo një përditësim i platformave të mëparshme, sipas zhvilluesve të tij. Tanku, ashtu si Leopardët e vjetër, është i pajisur me një top kryesor 120 mm dhe dy mitralozë 7.62 mm. Vendet evropiane kanë përdorur prej kohësh versione të ndryshme të tankut Leopard, dhe disa vende kanë dhuruar dhjetëra Leopard 1 dhe 2 për përpjekjet...