Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pëllumba me çip në tru në Rusi/ Testohen për herë të parë për mbikëqyrje urbane, do të quhen bio-dronë
Kompania ruse e neuro-teknologjisë “Neiry” ka kryer teste në Moskë mbi pëllumba të transformuar në bio-dronë duke përdorur mikroçipa të implantuar në tru dhe pajisje elektronike të montuara në stenda speciale. Sipas një njoftimi për shtyp nga kompania, tufa e parë e pëllumbave me çipa nervorë ka përfunduar fluturimet testuese nga një laborator. Kompania synon t’i përdorë këto pajisje për mbikëqyrje të infrastrukturës kritike, siç janë inspektimet industriale, operacione mjedisore dhe kërkim-shpëtimi. Eksperimenti përdor elektroda të implantuara në trurin e zogjve, të lidhura me një njësi kontrolli dhe stimulimi me energji diellore. Sistemi lejon që të ndikohet drejtimi i fluturimit, me navigim të bazuar në GPS. Kompania pohoi se zogjtë nuk kanë nevojë për trajnim dhe se mbijetesa pas implantimit është 100% e garantuar falë...