Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ukraina nuk do copëtohet”, Bashkimi Europian mesazh Trump: Jemi kundër dhënies së territoreve në favor të Rusisë
Bashkimi Evropian ripërsëriti paralajmërimin se nuk do të lejojë copëtimin e Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para ligjvënësve evropianë në Strasburg se Evropa është kundër dhënies së territoreve ukrainase Rusisë. “Rusia nuk tregoi shenja të gatishmërisë së vërtetë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vazhdoi të vepronte me një mentalitet të pandryshuar që nga ditët e Jaltës – samiti shumë i kritikuar dhe i keqkuptuar i vitit 1945 për të vendosur rendin pas luftës. Pra, duhet të jemi të qartë se nuk mund të ketë copëtim të njëanshëm të një kombi sovran evropian dhe se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Nëse sot legjitimojmë dhe formalizojmë minimin e kufijve, hapim dyert për më shumë luftëra nesër dhe nuk mund...