Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Abuzimet në AZHBR/ Asnjë reflektim nga ndërprerja e fondeve IPARD, ekspertët: Rastet përsëriten sepse nuk ka dënime
BE i ndërpreu fondet për bujqësinë për shkak të korrupsionit, pasi paratë e programit IPARD jo gjithmonë shkuan te njerëzit e tokës. Kjo skemë u përsërit sërish këtë vit, por kësaj here me paratë e buxhetit të shtetit. Nëpërmjet Skemës Kombëtare të Investimeve, drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, së bashku me inspektoren Ana Ago dhe babain e saj, Ylli Ago, investimin prej 280 mln për ngritjen e një stalle lopësh, e bënë duke u favorizuar lidhjet familjare mes njëri-tjetrit. Sipas ekspertëve të bujqësisë, ngjarje të tilla do të përsëriten për sa kohë nuk ka asnjë të dënuar. “Ky institucion nuk ka reflektuar nga gabimet e të shkuarës me fondet, siç janë ato të IPARD. Ky është mesazhi më i keq që mund t’u jepet fermerëve...