Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja e avionit në Banjaluka
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës ditën e sotme, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, duke deklaruar se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit. Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez deklaroi se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje. Szijjarto kishte vizituar Serbinë ditën e sotme për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia. Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban,...