VENDIMI – Qeveria shpall 3946 ha tokë si zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në Bashkinë Shkodër

VENDIMI – Qeveria shpall 3946 ha tokë si zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në Bashkinë Shkodër

V E N D I MPËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon: a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind...