Memli Krasniqi heq dorë nga kandidimi për deputet

Memli Krasniqi heq dorë nga kandidimi për deputet

Kosova E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 20:20 Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është emëruar Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të kësaj force politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se do të angazhohet plotësisht në udhëheqjen e fushatës së partisë. Ai tha se PDK hyn në këtë garë e përgatitur, e bashkuar dhe e vendosur për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”. Krasniqi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet, pasi ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht menaxhimit të fushatës dhe mbështetjes së kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza. Postimi i plotë Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si...