Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
E dërguara e posaçme e OSBE-së mbyll vizitën në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë
E Dërguara e Posaçme e Kryetares së Radhës të OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e cila kishte për qëllim forcimin e partneritetit të OSBE-së në vend dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ambasadorja Hakala zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave rinore të shoqërisë civile. Në kuadër të vizitës, ajo hapi Konferencën Rajonale mbi Dhunën me Bazë Gjinore Online si edhe Konferencën kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit. “Për Kryesinë finlandeze, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë përparësi ndërsektoriale. Kjo përfshin forcimin e pjesëmarrjes kuptimplotë të shoqërisë civile, veçanërisht të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në...