Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër

Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë shpalljen e disa zonave prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkitë Shijak, Mat dhe Shkodër, në kuadër të ligjit “Për Paketën e Maleve”.  Ky vendim synon të nxitet zhvillimi ekonomik i zonave malore dhe të krijohen mundësi më të mira për bizneset dhe komunitetet lokale. Sipas vendimit, Bashkia Mat përfshin zona si fshati Selixë dhe Komsi. Në Bashkinë Shijak përfshihen zona në njësinë administrative Maminas dhe Gjepalaj, duke përfshirë rezervuarët Rubjek, Karrec, Karpen, Metallë dhe Callikë. Në Bashkinë Shkodër përfshihen fshatrat Theth, Nderlysaj, Rragam, Sheldi dhe Mazrek dhe Shpor. Në këto zona do të zhvillohen aktivitete si të zhvillimit ekonomik industriale dhe turistike. VKM:  V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN...