“Prej ditësh, mijëra hektarë tokë nën ujë”- Gjekmarkaj viziton zonat e përmbytura: Pasojë direkte e dështimit të qeverisjes

“Prej ditësh, mijëra hektarë tokë nën ujë”- Gjekmarkaj viziton zonat e përmbytura: Pasojë direkte e dështimit të qeverisjes

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka vizituar në qarkun e Lezhës zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj ka ndarë pamje nga këto zona ku shkruan se përmbytjet atje nuk janë thjesht pasojë e fatkeqësive natyrore, por e dështimit në qeverisje dhe abuzimeve të saj.  Depueti apelon për zgjidhje reale dhe jo thjesht deklarata.  Postimi i Gjekmarkajt:    Përmbytjet në Zejmen, Barbullojë dhe Bregun e Matës nuk janë thjesht një fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e dështimit qeverisjes dhe abuzimeve. Prej ditësh, mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa kulturat bujqësore po shkatërrohen dhe fermerët po përballen me humbje të mëdha. Megjithatë, nga institucionet shohim vetëm deklarata jo zgjidhje reale.  Në Zejmen, ku përmbytjet përsëriten çdo vit, kanalet kulluese nuk janë hapur dhe sistemi i...