PE bën apel për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16-vjeç

PE bën apel për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16-vjeç

Parlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një propozim jo-legjislativ për të mbrojtur të miturit në internet, duke përfshirë një moshë minimale prej 16 vjeç në të gjithë hapësirën e BE-së, për akses në mediat sociale dhe ndalime për praktikat më të dëmshme dhe problematike. Eurodeputetët miratuan me 483 vota pro, 92 kundër dhe 86 abstenime propozimin jo-detyrues, i cili në thelb kërkon një moshë minimale të harmonizuar në të gjithë BE-në prej 16 vjeç, për akses në mediat sociale, platformat e videove dhe rrjetet e inteligjencës artificiale, duke lejuar njëkohësisht aksesin për fëmijët e moshës 13 deri në 16 vjeç, me pëlqimin e prindërve. Parlamenti gjithashtu bën thirrje për ndalimin e praktikave më të dëmshme që krijojnë varësi dhe çaktivizimin e parazgjedhur të veçorive të...