Ndryshime në qeveri, Rama firmos emërimet e reja

Ndryshime në qeveri, Rama firmos emërimet e reja

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka miratuar disa ndryshime, në rang zëvendës ministrash. Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar në këtë post Entela Ramosaçaj. Ish kandidatja për deputete Ina Majko është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Denada Seferi, është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës...