Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar nga Rama

Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar nga Rama

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë (26 nëntor) ka miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve në kabinetin qeveritar. Sipas vendimit të këshillit të Ministrave: – Oltjon Muzaka është emëruar, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. -Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. -Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. -Denada Seferi emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. -Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. -Olta Manjani emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. -Blerta Rama emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.