Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vendimi/ Këshilli i Ministrave miraton bonusin e fundvitit për pensionistët. Vlera e përfitimit për çdo kategori
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta. V E N D I M PËR SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave V E N D...