SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum”

SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum”

SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum” Skandali i njohur si afera “Bankers” ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara. Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar apo kanë...