Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Bosnja nuk lejon uljen në Banjalluka të avionit ushtarak ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën (26 nëntor), duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit. Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez (në foton kryesore), tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje. Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia, informon Radio Evropa e Lirë....