Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Negociatat për luftën Rusi–Ukrainë, kancelari Merz: Putin duhet të kuptojë rëndësinë e evropianëve në këtë çështje
Kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëroi se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë europianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën, duke theksuar se çdo marrëveshje kërkon dakordësinë evropiane. Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlamentin gjerman, ai tha se europianët duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, lideri gjerman theksoi se çdo marrëveshje e negociuar midis “fuqive të mëdha” pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin e Europës nuk do të sigurojë një bazë për paqe të qëndrueshme. “Në këtë moment të fatkeq për Ukrainën, për Europën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu të bëj të qartë: çështjet evropiane mund të vendosen vetëm me dakordësinë e Evropës”, pohoi Merz. “Europa nuk është një pion, por një...