Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shira një herë në 300 vite/ “Zhduket” nën ujë Tajlanda, përmbytje shkatërruese në gjithë Azinë Juglindore (Video)
Pjesë të mëdha të Tajlandës janë goditur nga përmbytje rekord që kanë vrarë të paktën 33 persona, ndërsa qyteti Hat Yai regjistroi reshjet më të mëdha të shiut në 300 vjet, 335 mm brenda një dite. Përmbytjet kanë përfshirë 10 provinca në jug, duke detyruar autoritetet të përdorin anije, helikopterë dhe mjete të tjera të shpëtimit për të ofruar ndihmë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur rëndë edhe vendet fqinje: -Vietnam: të paktën 98 të vdekur brenda një jave. -Malajzi: mbi 19,000 persona të evakuuar dhe 126 qendra evakuimi të hapura. -Indonezi: 19 të vdekur dhe të paktën 7 persona të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Sumatrën Veriore. Më shumë se 2 milionë njerëz janë prekur, por vetëm 13,000 janë zhvendosur në strehimore, ndërsa pjesa...