Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
BE bllokon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Parlamenti Europian miratoi sot në Strasburg një propozim jo-legjislativ për të mbrojtur të miturit në internet, duke përfshirë një moshë minimale prej 16 vjeç në të gjithë BE- në për akses në mediat sociale dhe ndalime për praktikat më të dëmshme dhe problematike. Eurodeputetët miratuan me 483 vota pro, 92 kundër dhe 86 abstenime, duke propozuar një moshë minimale të harmonizuar në të gjithë BE-në prej 16 vjeç për akses në mediat sociale, platformat e videove dhe rrjetet e inteligjencës artificiale. Kjo duke lejuar njëkohësisht aksesin për fëmijët e moshës 13 deri në 16 vjeç me pëlqimin e prindërve. Parlamenti gjithashtu bën thirrje për ndalimin e praktikave më të dëmshme që krijojnë varësi dhe çaktivizimin e parazgjedhur të veçorive të tjera që krijojnë varësi për të miturit, ndalimin e faqeve të...