Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash, 2 shpallen të pafajshëm
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përfundoi gjykimin dhe dënoi 22 të pandehur, anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal i cili kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë. Të pandehurit ishin anëtarë të një grupi të strukturuar, të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Biba Ndreca dhe Erjon Bani dha vendimin për Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza...