Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Krasniqi njofton tërheqjen nga kandidimi

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Krasniqi njofton tërheqjen nga kandidimi

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor. Krasniqi njofton se ai do të jetë udhëheqës i fushatës zgjedhore të PDK-së dhe mbështetjes për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza. Postimi i plotë: Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor. Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që...