“Ramës po i shtrëngohet laku”, Balliu shpërthen: Qeveria mbahet gjallë vetëm nga paratë e drogës

“Ramës po i shtrëngohet laku”, Balliu shpërthen: Qeveria mbahet gjallë vetëm nga paratë e drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se veprat e mëdha të infrastrukturës në vend po ndërtohen pa iu nënshtruar kontrolleve teknike të detyrueshme, duke u kthyer në një rrezik potencial për jetën e qytetarëve. Në një intervistë televizive, Balliu u shpreh se kjo është një strategji e qëllimshme e ekzekutivit, për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore në rast aksidentesh apo fatkeqësish të shkaktuara nga cilësia e dobët e punimeve. Sipas tij, projekte madhore si tuneli i Llogarasë, aksi Qukës-Qafë Plloçë dhe rruga Korçë-Ersekë nuk kanë kaluar procesin e kolaudimit, i cili certifikon sigurinë dhe standardin e veprës përpara inaugurimit. “Nuk i bëhet qëllimisht. Kolaudimi është momenti kur qeveria verifikon sigurinë e rrugës. Kjo bëhet që nëse ndodh një...