Deklaratat e opozitës për Marta Kos/ Shehi: Ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e PD-së

Deklaratat e opozitës për Marta Kos/ Shehi: Ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e PD-së

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka komentuar reagimet e Partisë Demokratike ndaj deklaratave të Komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos. Shehi tha në një intervistë, se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët, nuk mund të zgjidhin hallet e brendshme të PD-së. Ai shtoi më tej se Marta Kos ka detyrë të komentojë për kapitujt e integrimit dhe jo raportet e OSBE/ODIHR-it. “Konfrontimi i vazhdueshëm i grupit opozitar me institucionet ndërkombëtare, shpesh herë edhe me botën e huaj, opozita vetë duhet ta kuptojë që nuk na kanë gjë borxh ndërkombëtarët. E dyta që ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e brendshme të PD-së. E treta që ndërkombëtarët gjithsesi në raportin mes qeverisë dhe opozitës do ta mbyllin gjithmonë një sy në raport me qeverinë. Se...