Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shkon në lokal dhe dhunon këngëtarin dhe pronarin/ Denoncimi i 69-vjeçarit: Autori ka dy emra është problematik. S’dua të më ngatërrohet..
Një 69-vjeçar nga Vlora, ka denoncuar në polici dhe publikisht një rast të ndodhur në lokalin e tij në Llakatund. Niko Hoxha tregon se ditën e djeshme, 39-vjeçari Shpëtim Danaj, erdhi në lokal teksa organizohej muzikë live dhe pa asnjë arsye goditi fillimisht një person tjetër që ishte këngëtar dhe më pas 69-vjecarin. Danaj e ka qëlluar Hoxhën në fytyrë dhe në këmbë. “Shpëtim Danaj erdhi bashkë dhe me një tjetër. Porositën dy birra. Më dha dhe mua një birrë. Shoh unë në një moment godet këngëtarin me grusht. I thash ‘çfarë bën?’ Më tha ‘e do dhe ti një?’. Shiko mua më goditi. Fillonte të fliste m fjalë të ndyra. Kur vjen policia këtu, më thotë që ai kishte dhe emër tjetër. Është problematik në të gjithë vendin. Nuk dua të më ngatërrohet djali. Djali më...