Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
113 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në Malin e Zi/ Presidenti Milatoviç: Ndërtojmë ura multietnike çdo ditë
Në Podgoricë u mbajt mbrëmë ceremonia solemne e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi. Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore. Në fjalën e saj, ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Në fokus të eventit ishte trashëgimia kulturore dhe kulinaria shqiptare, me paraqitjen e veshjeve tradicionale, kërcimin e Tropojës, si dhe promovimin e pasurive të mbrojtura nga UNESCO: Xhubletës dhe Lumit të Vjosës. Presidenti i Malit të Z, Milatoviç ka shpërndarë në faqen e vet në Facebook një video nga eventi, ku shpreh urimet për popullin shqiptar...