Jorida Tabaku takime ‘kokë më ‘kokë’ me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

Jorida Tabaku takime ‘kokë më ‘kokë’ me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit për Mediat dhe Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka zhvilluar sot disa takime të rëndësishme në Berlin, në kuadër të angazhimit të saj për forcimin e demokracisë dhe përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë vizitës së saj, Tabaku u takua me deputetin gjerman Knut Abraham, me të cilin diskutoi në mënyrë të detajuar mbi gjendjen e demokracisë në vend, lirinë e medias dhe nevojën urgjente për standarde të forta zgjedhore. Ajo theksoi se transparenca dhe media e pavarur janë themeli i një sistemi demokratik funksional dhe i rikthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet. Në një tjetër takim me Peter Beyer, kryetar i grupit të miqësisë së Bundestagut me Ballkanin Perëndimor, si dhe...