Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për talentet e reja. Në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025, vendi ka rënë me 7 pozicione, në vendin e 63-të, duke treguar përkeqësim në zhvillimin e aftësive, cilësinë e arsimit dhe mbajtjen e profesionistëve. Në edicionin e 11-të të këtij viti, indeksi mat se si vendet zhvillojnë, tërheqin dhe mbajnë talentet në të gjitha grupet e të ardhurave. Raporti, me temën “qëndrueshmëria në epokën e trazirave”, renditi 135 ekonomi në mbarë botën në bazë të 77 treguesve, si aftësitë e buta (soft skills) dhe përqendrimi i talentit në fushën e inteligjencës artificiale, të grupuara në gjashtë shtylla kryesore. Një nga shtyllat ku Shqipëria performon më dobët është “Aftësitë adaptive dhe njohuritë e avancuara”. Vendi renditet në...