Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Forcojmë kapacitetet vendore”, Mazniku: Duam reformë konsensuale, herët për të folur për ulje ose jo të bashkive
Nga Mola Luku Fuqizimi i bashkive sa i përket financave, burimeve njerëzore si dhe projekteve konkrete, janë sfidat kryesore dhe fokusi i Partisë Socialiste që pritet të adresohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territorial. Në një intervistë për Vizion Plus, bashkëkryetari Arbjan Mazniku u tregua i qartë se objektivi i mazhorancës është që të forcohen kapacitetet e institucioneve vendore. “Ne duhet të shohim kompetencat e bashkive. Sa kapacitet apo buxhet kanë bashkitë për t’i ofruar qytetarëve shërbimin e nevojshëm. Cilat janë ndryshimet që duhet të kryejmë në mënyrë që ne ti arrijmë pikërisht këto elementë që do të fuqizojnë bashkitë për 10 apo 20 vitet e ardhshme”, tha Mazniku. Mazniku shpjegoi se ndryshe nga reforma elektorale, territorialja ka afat pasi ndryshimet duhet të miratohen...