Nga 12 mijë euro në 20 mln për km/ Blushi: Ja si po ‘zhvaten’ taksat e shqiptarëve me rrugët e Ramës

Nga 12 mijë euro në 20 mln për km/ Blushi: Ja si po ‘zhvaten’ taksat e shqiptarëve me rrugët e Ramës

Shembja e një pjese të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloç, një investim prej 260 milionë eurosh i inauguruar vetëm dy muaj më parë, ka rihapur debatin mbi cilësinë e punimeve dhe kostot e larta të infrastrukturës në vend. Ngjarja, e cila rrezikoi jetën e kalimtarëve, cilësohet si dëshmi e një “industrie vjedhjeje dhe shpërdorimi barbar të taksave të shqiptarëve”. I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi theksoi se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një sage dështimesh të paralajmëruara. Blushi u shpreh se denoncimet për punime skandaloze, si në rastin e rrugës Korçë-Ersekë apo Kardhiq-Delvinë, janë bërë publikisht edhe më herët. Këto rrugë, të cilësuara si “të florinjta”, po dështojnë të rezistojnë as dy...